Xhemal Ismaili nga Presheva jeton në kushte të vështira dhe pa energji elektrike

0
441

Xhemal Ismaili nga Presheva, një i moshuar i palëvizshëm jeton i vetëm në shtëpi. Dita e tijë nis duke ndezur shporetin për ngrohje dhe përgatije ushqimi.

Në këto ditë pravere ekipi I Blic Presheva ka vizituar të moshuarin për të parë nga afër mënyrën e jetesë që ai bën dhe kushtet me të cilat përballet.

Fillimisht ai u gëzua kur ne i shkuam në shtëpi sepse askush nuk ja hap derën. Plaku Xhemali përballet me shumë vështirësi duke filluar nga ajo personale problemin me ecje që ka pastaj edhe shtëpinë që e ka shumë të vjetër.

Kërkesa e tijë karshi nesh ishte ta ndihmojmë dhe të bëjmë apel tek njerëzit vullnet mirë që ta ndihmojnë të moshuarin duke I krijuar kushte më të mira jetese .

Vlen të përmendet se shtëpia ku ai jeton që 20 vite është edhe pa rrymë elektrike. Rrymën sipas tijë e merr nga kusherit.

Dëshira e vetme e tij është ta gëzoj një shtëpi të re meqë shtëpia ku ai jeton nuk plotson as kushtet minimale për jetës