Shkarkimi i drejtorit shqiptar duke e zëvendësuar me drejtor serb është goditje për lidershipin shqiptarë

0
303

Shkarkimi i drejtorit shqiptar i Shtëpisë së Shëndetit duke e zëvendësuar me drejtor serb është akt politik nga niveli qendrorë dhe goditje e rëndë për lidershipin shqiptarë në Luginë.

Ka thënë kështu gjatë konferencës për media kryetari I komunës, Shqiprim Arifi. Doktor Driton Salihu ishte drejtor shembull I cili ka treguar rezultate në menaxhimin e institucionit shëndetësor në Preshevë me theks të veçant në kohën e pandemisë duke u shpallur Presheva ndër 5 komunat më të mira në Serbi që kanë menaxhuar sic duhet pandeminë Covid 19.

Me këtë akt qeveria serbe ka treguar vazhdimësi të politkës diskriminuese që po u bëjnë shqiptarëve në Luginë.

Të gjithë së bashku duhet të ngrisim zërin karshi kësaj situate e jot ë drejtojmë gishtin tek njëri tjetri, ka thënë ndër të tjera kryetari I komunës, Shqiprim Arifi.

Arifi ka informuar të gjitha ambasadat e akredituara në Beograd lidhur me këtë shkelje që po u bënë shqiptarëve qeveria serbe si dhe ka informuar edhe ministritë e punëve të jashtme në Republikën e Kosovës dhe të Shqipërisë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here