Organizatat e mërgatës mobilizohen për Tërnocin: 35 mijë euro për renovimin e ambulantës!

0
114

Nisma për renovimin e Ambulantës në Tërnoc vjen nga tri organizata që veprojnë në Zvicër: LMT – Tërnoc, Agimi – Tërnoc dhe Jehona – Tërnoc. Këto organizata kanë në radhët e tyre shumë bashkëatdhetarë nga Tërnoci, të cilët jetojnë dhe veprojnë në Zvicër.

Përmes këtij aksioni, mërgimtarët synojnë të bashkojnë forcat dhe kontributet e tyre për një projekt me rëndësi të drejtpërdrejtë për vendlindjen, duke kërkuar gjithsej 35.000 euro për realizimin e renovimit.

Mesazhi është i qartë: mërgata e Tërnocit dëshiron ta kthejë solidaritetin në një investim konkret për shëndetin e vendlindjes.