Në komunën e Bujanocit 27 të infektuar në 24 orët e fundit

0
320

Në 24 orët e fundit në bazë të të dhënave nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja në komunën e Bujanocit janë konfirmuar 27 raste me virusin korona, që është numri më i madh i të infektuarve brenda një dite që nga shpallja e pandemisë, një vit më parë.

Pas Vranjës e cila ka 35 të infektuar menjëher radhitet Bujanoci me 27 raste të reja, gjë që në krahasim me numrin e banorëve radhitet në vendin e parë në rrethin e Pçinjës.

Presheva radhitet e treat me 13 raste të reja, më pas Vlladiçin Hani me 9 raste, Surdulica 8, Boseligradi 1 rast, ndërsa Tërgovishta nuk ka patur asnjë rast me Covid-19 nga analizat e fundit që janë bërë.

Që nga fillimi i muajit prill deri më sot në komunën e Bujanocit janë konfirmuar 175 raste me Coivid-19, ndërsa që nga fillimi i pandemisë gjithsej janë infektuar 1.371 persona./LamiAL/