Akrepët e orës do të kthehen 60 minuta prapa, duke sjellë një orë më shumë gjumë, por edhe mbrëmje me errësirë më të hershme.
Ndryshimi nga ora verore në atë dimërore do të bëhet këtë të diel, më 25 tetor 2026.
Në natën mes të shtunës dhe të dielës, kur ora të shënojë 03:00, akrepat do të kthehen një orë prapa, në 02:00.
Me këtë ndryshim, dita e së dielës do të ketë një orë më shumë, ndërsa perëndimi i diellit do të ndodhë më herët sipas orës lokale.
Ndërrimi sezonal i orës bëhet në vjeshtë dhe në pranverë, me qëllim përshtatjen e orarit me ndryshimin e kohëzgjatjes së ditës dhe natës.
Kujtesë: Natën e së shtunës, para se të flini, kontrolloni orën e pajisjeve që nuk e bëjnë ndryshimin automatikisht./LajmiAL/












