Vizitat e shpeshtuara të diplomatëve ndërkombëtarë dhe vendeve fqinjë në Luginë të Preshevës, veçmas në komunën e Bujanocit, kanë lëshuar shumë porosi mes rreshtave, të cilat veç tjerash japin sinjale të qarta se 2025, 2026 dhe 2027-ta do të jenë vite vendimarrëse në shumë sfera për Ballkanin Perëndimorë.
LajmiAL jozyrtarisht ka arritur të grumbullojë një sër informacionesh edhe pse jozyrtare, të rëndishme për opinionin, të cilat qartësojnë qëndrimin e diplomacisë ndërkombëtare dhe vendore, veçanarisht për Luginën e Preshevës, të cilët më tepër se kurrë janë të fokusuar për stabilitet politik dhe siguri të përgjithshme.
Së fundmi vizita e Ambasadorit të SHBA-së dhe atij të OSBE-së në komunën e Bujanocit kishte një porosi mëse të qartë, se për Serbinë medoemos duhet përshpejtuar rrugëtimin në procesin e integrimit në BE dhe për këtë fuqia më e madhe botërore është e përkushtuar maksimalisht. Madje në vizitën e fundit në komunën e Bujanocit Ambasadori i SHBA-së Christopher Hill, ka bërë të ditur se njohja e diplomave të Kosovës nga Serbia është çështje javësh, por që vendimi i Qeverisë së Kosovës lidhur me ligjin mbi përdorimin e dinarit në Kosovë e kishte stagnuar njohjen e diplomave për një periudhë të caktuar kohore.
Një porosi shumë serioze mbi gjendjen e përgjithshme për të ardhmën e shqiptarëve të Luginës së Preshevës e ka sjellë në vizitën e tijë të parë në komunën e Bujanocit edhe diplomati shqiptarë. Ambasadori i ri i Republikës së Shqipërisë në Beograd Bardhyl Canaj, i cili ka bërë të ditur se komuna e Bujanocit si një komunë specifike në tri vitet e ardhshme duhet të drejtohet nga një person me përvojë në skenën politike i cili më shumë se kurrë duhet të kontribuojë në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit. Diplomati shqiptarë pa precizuar, ka bërë të ditur se në 3 vitet e ardhshme Ballkani Perëndimorë do të ketë ndryshime të mëdha dhe për këtë nevojitet një person me përvojë politike dhe i pjekur, edhe në krye të komunës së Bujanocit, komunë kjo shum specifike në Luginë të Preshevës.
Hapja e bazës ajrore të NATO- në Kuçovë është edhe një element për sigurinë e Ballkanin Perëndimor, e që konfirmon edhe më shumë se kjo pjesë nuk është e parrezikuar nga kërcënimi dhe se në krye të politikës udhëheqëse duhet të jetë një person që mund ta udhëheq me maturi politikën e përzier lokalo-rajonale.
Edhe pse nuk e ka cekur në opinion një gjë të tillë, LajmiAL ka arritur të sigurojë informacione se, ndërkombëtarët i kanë dhënë mbështetje të plotë në politikbërje kryetarit të komunës së Bujanocit Nagip Afrifit, duke i kërkuar që stabiliteti dhe siguria të jenë në plan të parë të politikbërjes. “Bashkëpunimi dhe përkrahja e plotë nuk do të mungojë në asnjë aspekt në udhëheqjen e komunës së Bujanocit, por maturia diplomatike në vendimarrje duhet të jetë në nivel, jo vetëm lokal por edhe regjional, duke patur parasysh se Lugina e Preshevës gjendet në një trekëndësh shumë specifik” thuhet ta kenë porositur ndërkombëtarët kryetarin Arifi.
E njejta gjë thuhet të ketë vlejtur edhe për deputetin shqiptarë Shaip Kamberin gjatë takimeve me diplomatë. Diplomatët edhe nga Kamberi thuhet të kenë kërkuar që të kenë koordinim me strukturatr lokale për ruatjen e paqes dhe qetësisë në Luginë të Preshevës.












