Në Zarbicë, shtrohet iftarë për gjithë Malësorët

0
809

Dje, në oborrin e shkollës në Zarbicë u shtrua iftarë, për banorët e Zarbicës dhe Malësisë së Bujanocit kudo që jan me banim.

Inciativën dhe donator të këtij iftari ishin disa donatorë, për t’ju mos mbetur borxh, pasi pati disa donator dhe kontribues që ndihmuan dhe u angazhuan në organizimin e këtij iftari, ku numri i pjësëmarrësve në këtë iftarë kaloj mbi 300, musafirë.

Duhet kujtuar, si iftari, është një organizim më masovik dhe tepër madhështor, deri më tani.

Iftari përveqë tjerash, pati edhe një mesazh dhe simbolik, se kështu, po vazhdon të ruhet dhe mbahet praktika për të mbajtur gjallë Zarbicën dhe Malësin përmes organizimeve, të ndryshme.

Këto organizime, vazhdojn të mbajn të lidhur emicionlisht me vendlindjen, banorët e kësaj ane.

Duhet shprehur mirënjohje dhe falenderim më të sinqert për rinin në oganizimin e iftarit në Zarbicë.

Zoti i shpërbleftë gjithë donatorët dhe kontribuesit për këtë iftarë.

© Refik HASANI