Shtabi për Situata të Jashtëzakonshme me konkluzione për zjarrin në deponin e qytetit

0
232

Në mbledhjet e sotme të Shtabit për Situata të Jashtëzakonshme të kryesuar nga kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi, është shqyrtuar situata lidhur me zjarrin në deponin e qytetit në Bujanoc, me propozimin e masave për sanimin e zjarrit dhe parandalimin e përsëritjes së zjarrit me qëllim të mbrojtjes së ambientit, shëndetit dhe jetës së njerëzve. Me këtë rast Shtabi për Situata të Jashtëzakonshme ka aprovuar disa konkluzione të cilat kanë për qëllim sanimin dhe parandalimin e zjarrit. Shtabi për Situata të Jashtëzakonshme ka vendosur si më poshtë:

Urdhërohet NP Komunalia që:

  • Të ndërmarrë të gjitha masat për shuarjnee zjarrit në deponinën e qytetit, si dhe të gjitha masat për sanimin e deponisë e gjitha kjo me qëllim të mbrojtjes së jetës së qytetarëve dhe mbrojtjes së ambientit në teritorin e komunës së Bujnaocit.
  • Të aplikojë, kujdestari 24 orë në deponinë e qytetit me mjete për shuarjne e zjarritpër raste të intervenimeve të shpejta, deri sa kjo të jetë e nevojshme, deri në një vendim tjetër.
  • I rekomandohet NP Komunalisë që të kërkojë ndihmë nga Stacioni policorë në Bujanoc, lidur me vizitën e kohëpaskohshme të deponisë së qytetit. që ti fotografojë personat të cilët hasen në deponi dhe të inicojë vepërpenale ndaj tyre, si nxitës potencial të zjarrit në deponi.
  • I rekomandohet NP Komunalisë që ti fotografojë personat të cilët hasen në deponi dhe të inicojë vepërpenale ndaj tyre, si nxitës potencial të zjarrit në deponi.
  • I urdhërohet Drejtoratit për punët e inspekcionit të Administratës Komunale të Bujanocit që të vizitojë deponinë e qytetit disa herë në ditë si dhe me kërkesë të NP Komunalisë.

Thuhet në vendimin e Shtabit për Situata të Jashtëzakonshme të komunës së Bujnaocit.