Sjelljet “Arrogante” të Kryetarit të KK të Bujanocit ndaj ekipit të RTB-së nuk kanë të ndalur!

0
808

“Ktheje kamerën nga unë, kjo është shumë me rëndësi” kjo është mënyra se si iu është drejtuar kamermanit të RTB-s Kryetari i Kuvendit komunal të Buajnocit Enver Ramadani gjatë seancës së Këshillit Komunal për Siguri, pamvarësisht se kameramani ishte duke xhiruar anëtarët e këshillit duke votuar për pikën e caktuar.

Nuk është kjo hera e parë që Ramadani sillet në mënyrë të vrazhdë me ekipin e RTB-së, edhe përkundër faktit se kuvendi komunal i Bujanocit 2 viteve të fundit mjetet financiare të parapara për transmetimin e kuvendit ia ka dhënë një medium tjetër jasht komunës së Bujanocit, pamvarësisht se RTB është televizioni i vetëm me skemë programore në komunën e Bujanocit, thuhet në TV raportin e RTB-së.

Në këtë raport gjithashtu potencohet se, arsyejet e sjelljes në këtë mënyrë të kryetarit të Kuvendit Komunal nuk dihen, por një gjë duhet ta ketë të qartë Ramadani sikurse edhe të gjithë të tjerët në Administratën komunale se RTB nuk është Ndërmarrje Publike dhe se ka politikën e vetë redaktuese të pavarur, aq më pak kur në konkurset për media, medium ynë krahasuar me numrin e punëtorëve dhe programin që ka, ka qenë ndër përfituesit më të pakët të mjeteve financiare të buxhetit komunal.

Nuk është kjo hera e pare, shkruan RTB, që Kryetari i kuvendit komunal të Bujanocit Enver Ramadani sillet në mënyrë të vrazhdë dhe arrogante ndaj ekipit të RTB-së.

Në seancën e fundit të Kuvendit komunal të Bujanocit ku është diskutuar për Barnatoren e qytetit, Ramadani nuk ka pranuar që ti jap deklaratë ekipit të RTB-së me arsyetimin se në seancën kur është shpallur Ministri Gent Cakaj qytetarë nderi i komunës së Bujanocit RTB nuk ka qenë prezente në sallë.

Sikurse edhe e kemi cekur më lartë RTB nuk është përfituese e mjeteve për përcjelljen e kuvendit komunal dhe Kryetari i Kuvendit nuk ka asnjë të drejtë të përzihet në politikën tonë redaktuese se çka duhet të xhirojmë ne.

Pavarësisht gjithë kësaj RTB ka qenë medium i vetëm që ka përcjellur seancën e Këshillit Komunal për Siguri, megjithëse në komunën e Bujanocit ka disa media që thithin mjetet e taksapaguesve në emër të informimit, por si duket një gjë të tillë e kishte harruar kryetari I KK të Bujanocit Enver Ramadani.

Madje Ramadani edhe në seancën e Këshillit Komunal për siguri ia kishte kujtuar kamermanit të RTB që nuk kanë qenë prezent kur Ai e ka shpallë Gent Cakajn qytetarë nderi në seancën e KK./Lajmial/

Linku i lajmeve te RTB-s:

https://www.facebook.com/radiotelevizionibujanoci/videos/2268397766638619