Bujanoc: Në 24 orët e fundit 15 persona kanë rezultuar pozitiv me Covid-19

0
463

Në komunën e Buajnocit që nga fillimi i epidemisë numri i të sëmurëve ka arritur në 477 persona.

Në muajin dhjetorë janë kryer gjithsej 419 kontrolla prej tyre 412 të rritur dhe 7 fëmijë.

Në dhjetorë numri i të infektuarve ka arritur në 39 persona. Sipas drejtoreshës së Shtëpisë së shëndetit Dalliborka Pavlloviq numri i kontrollave në ditën 04.12.2020 ka qenë 95, prej tyre 95 të rritur, asnjë fëmijë.

Me test Antigjen më datë 04.12.2020 janë kontrolluar 21 persona. Prej tyre 13 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, PCR 3 persona. Serologjia: 18 (IgM+5 dhe IgG:0+) Shtatzëna të infektuara nuk ka patur dhe as punonjës shëndetësorë më datë 04.12.2020 nuk ka patur./Lajmial/