Bujanoc: Inspekcioni komunal vazhdon me mbylljen e kazinove të cilat nuk po respektojnë masat

0
506

Edhe një kazino tjetër e qytetit është mbyllur dje, si pasojë e mos respektimit të masave për eliminimin e pandemisë Covid-19 të vendosura nga Shtabi Republikan i Krizave dhe Shtabi për Situata të Jashtëzakonshme i komunës së Bujanocit. Shqiptimi i dënimit kap vlerën prej 300.000,00 dinarëve.

Sipas njoftimit të Komunës së Bujanocit, edhe gjatë mbrëmjes mes të enjtës dhe të premtës, dy subjekteve ekonomike ‘Fast Food” iu është shqiptuar dënimi prej 150.000,00 dinarëve për mos respektimin e masave të caktuara.

Inspekcioni komunal i Bujanocit apelon të gjithë pronarët e subjekteve ekonomike që të respektojnë masat, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit publik.

Përndryshe, do të detyrohen të marrin masat e nevojshme ligjore.Zero tolerancë për mos respektim të masave! Ta mbrojmë shëndetin e qytetarëve!/Lajmial/