Shtetasit e Serbisë arrestohen me test të falsifikuar PCR në hyrje të Maqedonisë

0
231

Për shkak të dyshimit se posedojnë teste të rreme PCR për virusin korona, policia maqedonase ka arrestuar tre shtetas serbë në vendkalimin kufitar Tabanoc, njofton MPB e Maqedonisë së Veriut, përcjell LajmiAL. .

Në deklaratë thuhet se janë arrestuar S. U. (50), S. Sh. (55) dhe M. J. (35).

Siç njoftohet, të dyshuarit i janë dorëzuar policisë në Kumanovë për hetime të mëtutjeshme, thuhet në njoftim.