Sipas të dhënave të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja në 24 orët e fundit ndaj virusit korona në rrethin e Pçinjës janë testuar 226 persona.
Në bazë të analizave të publikuara 88 persona kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona.
Nga ky numër, 61 janë nga Vranja, 13 nga Surdulica, nga 7 nga Vlladiçin Hani, 5 nga Boseligrad dhe nga 1 rast kanë Bujanoci dhe Tërgovishta.
Sipas këtyre t dhënave gjatë vikendit në rrethin e Pçinjës janë shënuar 205 raste të reja me Covid-19 ndërsa në komunën e Bujanocit 12.
Komuna e Preshevës edhe më tej vzhdon të jetë ndër komunat më të suksesshme e cila po luftonë kundër virusit korona, të paktën kështu tregojnë shifrat e vogla të të infektuarve, ndërsa është ndër komunat me numër më të madh të të vaksnuarve në Serbi, ndërsa Vranja dhe Surdulica edhe më tej kryesojnë në tabelë./LajmiAL/












