Në Breznicë asfaltohet rruga që lidhë disa lagje ku paraprakisht është kryer edhe kanalizimi

0
221

Sipas kësilltarit të Asamblesë Komunale nga Partia Demokratike Nazmi Durakut, në fshatin Breznicë të epërme të komunës së Bujanocit ka përfunduar asfaltimi i një rrugë e cila lidh disa lagje, në të cilën paraprakisht është punuar edhe rrjeti i kanalizimit nmevojë e kahmotshme e banorëve, ka bërë të ditur Duraku i cili edhe vet është me prejardhje nga ky vendbanim.

Nazmi Duraku është këshilltari i vetëm nga vendbaimet që gravitojnë në kuadër të Malësisë së Bujanocit, ndërsa kontributi i tijë si këshilltarë për përmirësimin e kushteve për banorët e vendbanimeve të Malësisë është i pa zëvendësueshëm.

Në postimin e këhsilltari nazmi Duraku thuhet:     

Përfundon asfaltimi i rrugës lokale bashkë me kanalizimin e këtyre lagjeve.

Të nderuar qytetarë të fshatit Breznicë. Ju njoftojmë që sot përfundoi asfaltimi i rrugës pergjatë një pjese të lumit në fshatin Breznicë, bashkë me kanalizim tek “Lagjia e Shemovitëve”, i inicuar dhe përfunduar nga Komuna e Bujanocit në krye me kryetarin Nagip Arifi.

Si keshilltar komunal prej Malësisë së Bujanocit ndjehem i privilegjuar dhe tejet i lumtur që kemi arritur përfundimin e këtij projekti, ëndërr e kahëmotshme për vite me radhë e banorëve të fshatit tonë.

Ta gëzojmë së bashku. Vazhdojmë tutje!, thuhet në postimin e Durakut./LajmiAL/