Sot janë mbjellë edhe 60 fidane (bredha) në parkun e shkollës së mesme.
Projekti filloi vitin e kaluar me mbjelljen e fidaneve në hapësirat e shkollës e cila tani llogaritet një ndër shkollat edhe me ambient, të jashtëm, ndoshta më të bukurin në rajan dhe më gjerë.
Detyra jonë është mirëmbajtja dhe ruajtja e të mirave materiale në tërë shkollën.
Falemenderojmë ndërmarrjen “Bici Commerce” në Bujanoc, e cila në mënyrë vullnetare bëri hapjen e gropave në shenjë respekti për mikun, përkatësisht kolegun, tani të ndjerë, Eshtref Shabani i cili pati premtuar një ndihmë të tillë për shkollën tonë.
Faleminderë prej firmës “Liridoni Dekor” dhe të gjithë atyre që kontribuan në gjelbrimin e kësaj hapësire të qytetit tonë, thuhet në njoftimin e shkollës. /Lajmi-AL/












