Bujanoc: Sot është kryer pagesa për përfituesit e bursave nga Trupi koordinus

0
435

Postimi ii komunës:

Njoftohen nxënësit e shkollave të mesme që janë përfitues të bursave nga konkursi i shpallur nga Trupi Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, se sot kryetari i komunës së Bujanocit ka kryer pagesat e bursave.

Shuma e përgjithshme e pagesave është 2.976.000 dinarë (25.330€), dhe do të përfitojnë gjithsej 124 nxënës të shkollave të mesme. Pagesa përfshinë 4 muajt e parë të gjysmëvjetorit të parë, dhe çdo përfitues sot do të ketë 24.000 dinarë në llogarinë bankare.