Postimi i komunës së Bujanocit:
Në prag të Vitit të Ri kur kushtet klimatike ende lejojnë punimet, komuna e Bujanocit e udhëhequr nga kryetari Nagip Arifi ka vazhduar me realizimin e projekteve të infrastrukturës rrugore.
Me kërksesë të kahershme të banorëve të fshatit Tërnoc, sot është asfaltuar njëra prej rrugicave në Tërnoc, e cila sipas banorëve të saj ka qenë e një rëndësie të veçantë, pasi që të reshurat atmosferike kanë shkaktuar dëme të mëdha në këtë rrugicë.
Projekti i realizuar kap vlerën prej 1.195.110,00 dinarëve me TVSh, dhe punëkryes është kompania “Shera Beton”. Kjo rrugë ishtë futur në buxhetin e vitit 2020 në mbledhjen e mbajtur të Kuvendit komunal gjatë muajit shtator kur ishte shqyrtuar rishikimi i buxhetit për vitin 2020, thuhet në njoftimin e komunës së Bujanocit. /Lajmi-AL/















