Rrahmani: Mejtepi, aty ku filloi zhdukja e analfabetizmit në Malësinë e Bujanocit

0
588

Intervistë me Imet Rrahmanin ish Ministër i Shëndetësisë në R. Kosovës me prejardhje nga Malësia e Bujanocit (Zarbinca)
Sa është i rëndësishëm rindërtimi i ndërtesës së Mejtepit në fshatin Zarbincë të komunës së Bujanocit

Lajmi-AL: Z. Rrahmani së fundmi përmes një postimi në rrjetin social keni shprehur interesim për jetësimin e godinës së Mejtepit në fshatin Zarbincë të Malësisë së Bujanocit, e cila njihet si vatra e parë e diturisë në Malësinë e Bujanocit. Na thuani pak më shumë rreth kësaj?

Rrahmani: Jemi duke jetuar në kohën kur komunikimi me masën e gjerë, përpos me miq e familjar, po bëhet edhe përmes rrjeteve sociale.
Unë jam nga ata që mendimet e mia, qoft edhe diçka që më tepër është emocion se sa mendim, e shprehi lirshëm në facebook.

I tillë ishte edhe postimi i njē foto që pasqyron pamjet e para disa viteve të asaj pjese të Malësisë, që më shumë njihet si “te Xhamia e Zarbicës”.
Në fakt kjo ishte qendra e Bashkësisë Lokale dhe lidhja fizike, institucionale dhe shpirtrore e fashtrave tê Malësisë.

Lajmi-AL: Jemi dëshmitarë të situatës në Malësinë e Bujanocit, situata ekonomike dhe e sigurisë e ka bërë të vetën, Malësia ka mbetur e heshtur. Përse kaq shumë i rëndësishëm ky objekt?

Rrahmani: Fatkeqësisht sot, njëri nga objektet emblem e kësaj qendre, Shkolla e Vjetër ose siq quhej dikur Mejtepi, nuk ekziston.
Ai objekt nuk i ka rezistuar kohës dhe është shembur. Me shembjen e tij dhe dy tri objekteve tjera më të vogla, si Zyrja e ofiqarisë, Zyrja e mësuesēve dhe objekti i Kovaçhanes, është humbur identiteti i vjetër dhe bashk me të edhe lidhja emociaonale me të kaluarën.

Lajmi-AL: Z. Rrahmani mund të na përshkruani cili ishte qëllimi i Mejtepit në Malësinë e Bujanocit?

Rrahamni: Por, shumë më shumë se kjo lidhje shpirtrore sidomos e gjeneratave më të vjetra, objekti i Shkollës sē Vjetër, që me sa di unë që moti është quajtur “Skēnderbeu”, ka rëndesi për të dëshmuar historinë e arsimimit në këto troje.
Në objektin për të cilin po flasim, ka filluar shkollimi për herë të parë në Malësi.

Meqenëse njihet nga më të moshuarit si Mejtepi i dikurshëm, ka mundësi që shkolla nē fillim ka pasur më tepër karakter fetar, qê me kohë natyrshëm është shëndrruar në shkollë të mirëfillt shqipe.
Nga kjo shkollë kanë dal mësuesit e parë të cilët kanë kontribuar në zhdukjen e analfabetizmit gradualisht deri te nxēnës që më vonë kanë përfunduar fakultete e akademi në lëmi të ndryshme.

Në rrethana tjera ekonomike e politike fshatrat Zarbicë, Suharrnë, Novosellë, Ramnabuqë e Probovc, kanë qen të banuara nga popullata shqiptare dhe numri i madh i nxënësve ka shtru si nevojë, përpos hapjes së paraleleve të ndara nëpër fshatra, ngritjen e një shkolle të re me më shumë hapsirë.

Por, kjo në asnjë moment nuk e zvoglon vlerën e objektit të Shkollës së Vjetër sikur ai të ishte ruajtur dhe konservuar. Sot, me prejardhje nga Malësia kemi profesionist të shumt të sferave të ndryshme të jetës të cilët me kontributin e tyre kanë lën gjurmë në emancipimim dhe zhvillimim e shoqërisë shqiptare në trojet etnike dhe gjithandej nëpër botë.

Sot, kemi njerëz me nivele akademike të shkollimit, profesor universitar, historian, aktor, regjisor, piktor, mjek, hoxhë, muzicient, bisnismen, politikan e sportist kulmor jo vetëm në viset shqiptare por edhe në Evropë, Amerikë e Australi që ose babën ose nēnën, nëse jo vet, e kanë pasur ulur nē bankat e Shkollës ” Skēnderbeu”.
Unë nuk hyra ne detaje më shumē sepse kohēve të fundit është bërë një Monografi ku profesionistët më mirë se unë i kanë thënë gjêrat.
Ngritja e infrastrukturës rrugore nëpër fshatrat e Malësisë, në rrethana pak më të relaksuara politike, do të përshpejton investimet në bujqësi e blegtori, e sidomos në turizëm rural.

E pse t’mos e kemi edhe një objekt që krahas lidhjes emocionale, shpirtrore e historike, të na shërbej si muze, galeri sezonale e artit, amfiteatër i dramës, që do të i jepte kuptim pushimeve dhe takimeve në vendlindje

Lajmi-AL: A mendoni se do të gjendet një gjuhë e përbashkët për iniciativën e rindërtimit të Mejtepit, sikurse me institucionet lokale por edhe me popullatën?

Rrahmani: Nga ajo që di dhe kam pa viteve të fundit mendoj se kjo mund të bëhet leht vetëm duhet vullnet s’pari politik.
Shpresoj shumë që Komuna e Bujanocit dhe Kryatari i nderuar Nagip Arifi, do të e shqyrtoj mundësinë që përmes mekanizmave që i ka në dispozicion s’pari të merr vendim për hartimin e projektit për ndërtim dhe restaurim e pastaj të hulumtohen rrugët e sigurimit të mjeteve, qoft përmes Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sporteve të Kosovë, qoft me forma tjera deri në bashkfinancim.

Për fund dua të i uroj tē gjithë Malësinë për iniciativat e viteve të fundit si shprehje e atdhedashurisë dhe patriotizmit, duke shpresuar që jo vetëm brezat e tanishëm, por gjithmonë të mendohet për vendin e origjinës. Tek e findit ju a kemi borxh të parëve tanë./Lajmi-AL/

Postimi i z. Rrahmanit në rrjetin e tijë social: