Në mbledhjene Shtabit për Situata të jashtëzakonshme të komunës së Bujanocit sot u diskutua edhe rreth mirëmbajtjes së rrugëve gjatë sezonit të dimrit ku u potencua se, për mirëmbajtjen e rrugëve me buxhet janë të paraparë 2 milion dinarë, ndërsa kompania e kontraktuar është “Saba Bellça”.
Anëtarët e Shtabit potencuan se ka nevojë për rritjen e buxhetit për këtë çështje, ndërsa potencuan se rrugët ne vendbanimet malore janë më të rrezikuara gjatë dimrit.
Kryeshefja e drejtoratit për investime Fazila Azemoviç potencoi se kompania kontraktuesr duhet të jetë më e përgjegjshme gjata pastrimit të rrugëve, që pastrimi të bëhet sipas rregullave dhe jo vetëm makinerit të lëvizin ndërsa bora të mos pastrohet si duhet.
Gjatë kësaj seance pati edhe kritika ndaj disa kryetarëve të Bashkësive Lokale të cilët janë të papërgjegjshëm gjatë periudhës dimrore, sidomos ndaj institucioneve okale dhe përgjegjësinë që kanë. /Lajmi-AL/












