Numri 4 i të infektuarve nuk i ndahet Bujanocit

0
182

Sipas të dhënave të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja në 24 orët e fundit ndaj virusit korona në rrethin e Pçinjës janë testuar 347 persona.

Në bazë të analizave të publikuara 38 persona e të testuarve kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona.

Nga ky numër, 22 janë nga Vranja, 5 nga Surdulica, 4 kanë Bujanoci, nga 3 raste kanë Boseligradi dhe dhe Vlladiçin Hani.

Situata me pandeminë e virusit korona në rrethin e Pçinjës për disa javë rresht vazhdon të mbajë pothuajse të njetin tempo të infeksionit, në mos rënie të numrave të të infektuarve./LajmiAL/