Për nxënësit e shkollave të mesme në territorin e Komunës së Preshevës dhe Medvegjës të cilat janë themeluar nga Republika e Serbisë ose nga njësitë e vetëqeverisjeve lokale, drejtoritë për veprimtari shoqërore të komunave të lartpërmenduara sot e kanë shpallur konkurs për ndarjen e bursave mujore në vlerë prej 6.000 dinarësh për periudhën shkollore nga 1 shtatori deri më 31 dhjetor 2025.
Sipas Agim Hasanit kryeshef i Arsimit pranë Administratës Komunatë të Bujanocit edhe komuna e Bujanocit është në përfundim e sipër të procedurës dhe shumë shpejt edhe komuna e Bujanocit do ta shpallë konkursin në fjalë, andaj nxënësit duhet të jetë të përgaditur për aplikim.
Sipas konkurseve të shpallura në vijim po ju paraqesim listën kush mund të aplikojë:
- Nxënësit duhet të kenë shtetësi të Republikës së Serbisë dhe banim të përhershëm në komunat ku jetojnë;
- Të jenë për herë të parë të regjistruar në vitin e parë, të dytë, të tretë ose të katërt të ndonjërës nga shkollat e mesme të themeluara me vendim të Ministrisë së Arsimit të Republikës së Serbisë;
- Të kenë arritur sukses të shkëlqyer ose shumë të mirë gjatë shkollimit të mëparshëm;
- Të mos kenë përsëritur asnjë vit shkollor gjatë arsimimit të deritanishëm.
Dokumentet e nevojshme për aplikim do të publikohen bashkarisht me shpalljen e konkursit












