Presheva dhe Bujanoci nuk ditën ti shfrytëzojnë 8.996.720, Medvegja ua merr 1.250.210,00 dinarë

0
303

Shuma totale e mjeteve të ndara për subvencionim e afaristëve lokal në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë për vitin 2025 është 20.521.890,00 dinarë, nga
shuma totale e fondeve të caktuara për tri komunat që ishte paraparë 26.731.000,00 dinarë. Nga vendimi i publikuar i Trupit koordonues shihet se komuna e Medvegjës ka arritur të përfitojë më shumë se sa ishte paraparë ndërsa dy komunat tjera Presheva dhe Bujanoci nuk kanë mundur ti shfrytëzojnë gjithsej 8.996.720 dinarë.  

2 afarsit nga Presheva, 2 nga Bujanoci dhe 3 nga Medvegja përfituan mjeteve financiare të ndara nga buxheti i shteti përmes Trupit koordinues

Në pajtim me ndarjen e mjeteve të destinuara nga buxheti i Republikës së Serbisë dhe në përputhje me Programin e miratuar, është bërë përzgjedhja e aplikimeve të subjekteve afariste në pronësi private të cilëve u janë ndarë mjetet financiare sipas kritereve dhe procedurave të përcaktuara në Program, thuhet në vendimin e Trupit koordinues.

Subjektet afariste në pronësi private në territorin e komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë të cilët kanë përfituar mjete nga Trupi koordinues janë:

Në komunën e Bujanocit:

  1. Marjan Maniq PR, Punëtor i transportit rrugor VUJIÇ, Zhbevac, Zhbevac 66, ka fituar 50 pikë. Shuma e kërkuar dhe e aprovuar e subvencionit: 3.000.000,00 dinarë.
  2. GAZPROM DOO, Tërnoc, ka fituar 38 pikë. Shuma e kërkuar dhe e aprovuar e subvencionit: 3.000.000,00 dinarë.

Shuma totale e fondeve të ndara për komunën e Bujanocit është 6.000.000,00 dinarë, nga shuma totale e përcaktuar me konkurs prej 10.263.365,00 dinarësh.

Në komunën e Preshevës:

  1. STONE-GURI G6 DOO, Preshevë, 15 Nëntori, ka fituar 48 pikë. Shuma e kërkuar dhe e aprovuar e subvencionit: 2.335.900,00 dinarë.
  2. SHEKLLQIM VELIU P.P. – PUNË PËR ZBATIMIN E PROJEKTEVE, MATJEVE DHE INXHINIERINGUT SHEKLLQIM 1 PRESHEVË, Marshal Tita 75, ka fituar 37 pikë. Shuma e kërkuar dhe e aprovuar e subvencionit: 2.452.180,00 dinarë.

Shuma totale e fondeve të ndara për komunën e Preshevës është 4.788.080,00 dinarë, nga shuma totale e përcaktuar me konkurs prej 9.521.435,00 dinarësh.

Në komunën e Medvegjës:

  1. Nikola Simiq PR, Instalime të instalimeve elektrike ELEKTRONS, Medvegjë, Krala Milana 202, ka fituar 70 pikë. Shuma e kërkuar dhe e aprovuar e subvencionit: 3.000.000,00 dinarë.
  2. Boshko Kontiq PR, Përpunimi mekanik i metaleve dhe tregtia METAL-BOLE, Retkocë, Medvegjë, ka fituar 51 pikë. Shuma e kërkuar dhe e aprovuar e subvencionit: 1.391.250,00 dinarë.
  3. Miroslava Aksentijeviq PR, Furrë buke NIKOLINA, Medvegjë, Jabllanica 155, ka fituar 37 pikë. Shuma e kërkuar dhe e aprovuar e subvencionit: 1.805.160,00 dinarë.

Shuma totale e fondeve të ndara për komunën e Medvegjës është 6.196.410,00 dinarë, nga shuma totale e përcaktuar me konkurs prej 4.946.200,00 dinarësh.

Për shkak se komunat Preshevë dhe Bujanoc nuk i kanë shfrytëzuar plotësisht mjetet e destinuara, shuma prej 1.250.210,00 dinarësh i është rishpërndarë komunës së Medvegjës.

Shuma totale e mjeteve të ndara për subvencionim në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë për vitin 2025 është 20.521.890,00 dinarë.
Shuma totale e fondeve të caktuara në të tri komunat ishte paraparë 26.731.000,00 dinarë. Pavarësisht aplikimeve të arritura në konkurs, shumë prej afaristëve janë refuzuar nga komisioni përzgjedhës për arsyeje të mos plotësimit të kritereve, thuhet në vendim.