Që nga sot, shtëpitë e shëndetit edhe natën, Bujanoci për shkak të repartit të ndihmës së shpejtë nuk do të ketë ndrrimin e natës

0
670

Shtëpitë e shëndetit në të gjithë Serbinë nga sot kalojnë në punë me tri turne, ndërsa qëllimi i vendosjes së orarit 24-orësh është që, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, të rritet aksesueshmëria e qytetarëve në kujdesin shëndetësor dhe të sigurohet funksionim më efikas i sistemit shëndetësor.

Siç është publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë, zgjatja e orarit të punës së shtëpive të shëndetit dhe qendrave shëndetësore u mundëson qytetarëve të marrin ndihmën bazë mjekësore në çdo moment të ditës dhe të natës, pa pasur nevojë t’u drejtohen qendrave të urgjencës për gjendje që nuk janë emergjente.

Drejtoresha e Shtëpis së Shëndetit Dalliborka Pavlloviq

Sipas drejtoreshës së Shtëpisë së Shëndetit në Bujanoc, Dalliborka Pavlloviq, pas një takimi në Ministrinë e Shëndetësisë në Beograd, është konfirmuar se Shtëpia e Shëndetit në Bujanoc nuk do të ketë turn të natës.

Arsyeja është se në këtë institucion funksionon shërbimi i Ndihmës së Shpejtë, dhe në bazë të diskutimeve të zhvilluara në ministri është vendosur që shtëpitë e shëndetit, në të cilat shërbimi i Ndihmës së Shpejtë është aktiv, të mos kalojnë në orar 24-orësh.