Prapaskena e funksionimit politik?

0
471

Dalja e APN-së nga koalicioni qeverisës në komunën e Bujanocit e cila ishte paralajmëruar “në një apo mënyrë tjetër” kohë më parë nga ky subjekt politik, në mbledhjen e fundit të KK vetëm se u konfirmua duka ia bashkangjitur edhe një arsyetim shtesë edhe pse nuk e rrezikon koalicionin qeverisës kjo e bënë marrëveshjen e nënshkruar në Bujanoc jo të plotë, por jo më pak funksionale.
Për dallim nga ajo që liderët politikë shqiptarë dakordohen në takimet e tyre të përbashkëta me dyer të mbyllura, në opinion kjo po reflektohet ndryshe.
Kjo mbase u kuptua edhe nga mbledhja e fundit e KK kur kryetari i KK Enver Ramadani disa herë i paralajmëroi këshilltarët e APN-së për zbardhjen e një dokumenti të cilin nuk e publikoi.
Si do që të jetë Lajmi-AL ka arritur të mësojë se para mbajtjes së seancës së KK ka patur edhe takime të fshehta me SNS-in nga partnerët e koalicionit.
Pas daljes nga koalicioni të APN-së, në mediat lokale në gjuhën serbe është deklaruar edhe deputeti popullor serb nga SNS-i Nenad Mitroviç i cili ka dekaruar se, “tashmë është i pakuptimt synimi partive shqiptare dhe marrëveshja e tyre.
Pra tash më nuk ka koalicion gjithshqiptarë, por në qeverisjen e Bujanocit kemi një grupacion të interesit që e përbëjnë Nagip Arifi, Shaip Kamberi dhe Shqiprim Musliu, ka thënë Mitroviç.
Kjo deklaratë e deputetit popullorë njëherit këshilltar në KK të Bujanocit nga radhët e SNS-it, menjëherë pas daljes së APN-së nga koalicioni qeverisës mund edhe të jetë një paralajmërim për funksionimin e mëtejmë të koalicionit qeverisës në komunën e Bujanocit.
Lajmi-AL ditëve në vijim do të ju sjellë informacione se kujt do ti kontribuojë dalja e APN-së nga koalicioni, a e respketuan partnerët marrëveshjen apo APN kishte të drejtë./Lajmi-AL/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here