Komuna e Bujanocit shpall konkurs për organizatat sportive

0
394

Komisioni për sport i Komunes së Bujanocit në seancën e mbajtur më 18 shkurt ka shpallë konursin për financimin e programeve vjetore dhe projekteve të organizatave sportive me seli në territorin e Komunës së Bujanocit.

Lëndë e këtij konkursi publik është shpërndarja e mjeteve të orientuara në vendimin mbi buxhetin e Komunës së Bujanocit për vitin 2021 edhe atë në shumë prej 6.500.000,00 dinarë për realizimin e programeve vjetore dhe projekteve të organizatave sportive, me qëllim të realizimit të nevojave dhe interesave në sferën e sportit në territorin e Komunës së Bujanocit.

Të drejtën e pjesemarrjes në konkursin publik për financimin e programeve dhe projekteve

e ka organizata sportive me seli në territorin e Komunës së Bujanocit.

Afati për parashtrimin e fletëparaqitjes në konkursin publik është prej datës 19.02.2021 deri me 05.03.2021.

Fletëparaqitjen për konkurim mund ta merrni në uebfaqen e komunës www.bujanovac.rs.

Fletëparaqitja në konkurs krahas dokumentacionit përkatës i paraqitet Komunës së Bujanocit – Komisionit për sport.

Dokumentacionin përkatës dhe formularët mund ti shkarkoni në linkun e mëposhtëm./Lajmi-AL/

https://bujanovac.rs/%d1%98%d0%b0%d0%b2%d0%bd%d0%b8-%d0%ba%d0%be%d0%bd%d0%ba%d1%83%d1%80%d1%81-%d0%b7%d0%b0-%d1%84%d0%b8%d0%bd%d0%b0%d0%bd%d1%81%d0%b8%d1%80%d0%b0%d1%9a%d0%b5-%d0%b3%d0%be%d0%b4%d0%b8%d1%88%d1%9a%d0%b8-6/