Kryetari Arifi dhe shefi i kabinetit Salihi vizitojnë Zyren për të Rinjë

0
315

Postimi i shefit të kabinetit të kryetarit të komunës së Bujanocit Sali Salihit:

Bashkë me kryetarin e komunës z.Arifi vizituam Zyrën për të Rinj, ku u mirëpritëm nga të rinj entuziast të udhëhequr nga koordinatori i kësaj zyre Arbnor Sadriu. Shpreha kënaqësinë që kjo zyre ka filluar të funksionalizohet, dhe mësuam shumë rreth ideve që të rinjtë e komunës sonë duan t’i konkretizojnë përmes realizimit të projekteve, kryesisht në fushën e edukimit.

Edhe këtë herë, potencuam rëndësinë që ka rinia në shoqëri, dhe i siguruam që veç përkrahjes morale, nuk do t’i mungojë as përkrahja financiare për projektet që lidhen me avancimin e të rinjëve.