
Shkruan: Refik HASANI
Fshati Zarbicë është vendbanim tipik kodrinoro-malor, i tipit të shpërndarë. Zarbica kufizohet me fshatra të banuara me popullsi shqiptare me përjashtim të fshatit Drenoc i cili është i banuar nga serbët.
Nga ana veriore Zarbica kufizohet me fshatin Tërstenë, në perëndim me Pribocin e në jug me Ramabuçën.Zarbica shtrihet në Malësinë e Gollakut në 42° 37′ 12″ .
Popullsia e Zarbicës për shkak të shpërnguljes së vazhdueshme ka pësuar zvoglim, nëse e marrim që nga viti 1948 numronte 1244 banorë, kurse në vitin 1971 ka numëruar 1433,banorë që është një rritje më e madhe gjatë këtyre viteve.
Sipas burimt që është bërë ky grafikon në vitin 2003 ka numëruar 732, që nuk është i sakt pasi në vitin 1999, gati se jan dëbuar, shpërngulur e zhvendosur e gjithë popullsia e Zarbicës.
Për vitin në fjalë ky numër nuk mundë të jetë i sakt. Në vitin 2021, kur edhe do të publikohet ky hulumtim jan (8) tetë familje që aktualisht jetojn në Zarbicë me 46 anëtarë përkatësisht banorë të Zarbicës.
Autori është nga fshati Zarbicë












