Komisioni komunal zgjedhor në komunën e Preshevës 24 orë pas mbylljes së vendvotimeve ka marrë ankesë për vendvotimin numër 16 në Caravajk. Lajmin e ka konfirmuar për Blic Presheva kryetari I KKZ-së, Kenan Kamberi.
Ankesa u bë nga Grupi Qytetar Lëvizja për Reforma me arsyetimin se në këtë vendvotim komisionerët kanë bërë gabimet teknike në plotësimin e procesverbalit dhe janë gjetur fletëvotime shtesë. Kërkesa është aprovuar sot nga Komisoni Komunal Zgjedhorë.
Ditëve në vijim pritet të caktohet edhe data e ripërsëritjes së votimeve në vendvotimin numër 16 në Caravajkë












