Gjendja epidemiologjike në komunën e Bujanocit në bazë të rasteve të konfirmuara nga dita e djeshme duket se nuk është stabile, të dhënat e fundit tregojnë së kemi edhe 13 raste të reja me virusin korona.
Në 24 orët e fundit gjegjësisht gjatë ditës së djeshme janë konfirmuar 13 raste të reja me virusin korona në komunën e Bujanocit, dhe kjo gjendje nuk lenë hapsirë për qetësim sa I përket gjendjes epidemiologjike.
Në muajin mars numri i të infektuarve me virusin korona ka arritur në 284 persona.
Në komunën e Bujanocit që nga fillimi i epidemisë numri i të sëmurëve ka arritur në 1180 persona.
Në muajin mars janë kryer gjithsej 2961 kontrolla prej tyre 2664 të rritur dhe 297 fëmijë.
Sipas të dhënave nga Shtëpia e shëndetit numri i kontrollave në datën, 30 mars ka qenë 141, prej tyre 131 të rritur dhe 10 fëmijë.
Me test Antigjen janë testuar 29 persona 13 prej tyre kanë rezultuar pozitiv, dy prejt tyre nga personeli i Shtëpisë së shëndetit.












