Përderi sa pritet vendimi nëse nxënësit në Serbi do të kalojnë me mësim online, Shtabi i Krizave vetëm se po diskuton ndrushimin e periudhës së pushimeve dimërore në fillim të dhjetorit.
Për këtë propozim foli Dr. Predrag Kon, epidemiolog dhe anëtar i Shtabit të Krizave.
Ai theksoi se ka shumë fëmijë të infektuar, por edhe pasqyra klinike e tyre është më e rëndë krahasuar me fillimin.
Megjithatë, i pyetur nëse fëmijët do të kalojnë në mësimet online, doktor Kon nuk ka dhënë një përgjigje të saktë, por ka theksuar se gjendja epidemiologjike tek fëmijët është e tillë që duhet të merren disa masa.
Kon gjithashtu ka potencuar se nuk po mendohet për zgjatjen e pushimeve dimërore, por për ta ndryshuar kohën e tijë, gjegjësisht në fillim të dhjetorit.
“Jo, por të jesh më herët. E gjithë kjo po konsiderohet. Sigurisht, gjëja e parë dhe më e rëndësishmja është të shohim shëndetin e fëmijëve. Kjo është më e rëndësishmja. Kjo çështje ka qenë në Shtabin e Krizave, është thënë se do të diskutohet akoma, dhe kjo normalisht është në rendin e ditës” ka thënë ai./LajmiAL/












