Në rrethin e Pçinjës më pak të testuar më shumë të infektuar, Bujanoci me 6 raste të reja

0
172

Sipas të dhënave të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja në 24 orët e fundit ndaj virusit korona në rrethin e Pçinjës janë testuar 451 persona.

Në bazë të analizave të publikuara 150 persona kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona.

Nga ky numër, 94 janë nga Vranja, 22 nga Surdulica, 15 raste të reja ka Vlladiçin Hani, 9 Boseligradi, 6 nga Bujanoci dhe 4 nga Tërgovishta.

Bazuar në të dhënat e ditës së djeshme numri i të testuarve në rrethin e Pçinjës në 24 orët e fundit është më i vogël ndërsa i të infektuarve më i lartë./LajmiAL/