Qeveria e Serbisë në seancën e sotme pranoi donacionin e Polonisë prej 200 mijë dozash të vaksinës kundër COVID-19 “Spikevax”, me emrin e mëparshëm Moderna.
Për momentin, në Serbi janë në dispozicion katër vaksina dhe Moderna do të jetë e pesta që qytetarët do të mund të marrin.








