PARASHIKIMI I MOTIT PËR NËNTOR Temperaturat e pranverës nuk ndalen dhe shikoni se kur do të godasë ACARI i parë!

0
195

Sipas parashikimeve aktuale të EHR-së, gjatë javës së parë të nëntorit pritet ndikim më i fortë i anticiklonit, ndaj parashikohet mot stabil dhe i thatë, i cili do të shoqërohet me temperatura të larta mbi mesataren për këtë periudhë të vitit.

Temperatura e paraparë e mëngjesit do të lëvizë nga pesë deri në dhjetë gradë, ndërsa gjatë ditës do të lëvizë rreth 20°C. Duke qenë se temperatura mesatare maksimale për fundin e tetorit ishte nga 14 deri në 18°C, ndërsa për fillimin e nëntorit nga 11 deri në 15°C.

Drejtori i EHR-së, Jugosllav Nikoliç, më parë publikoi një parashikim tre-mujor ku njoftoi motin e ngrohtë në nëntor:

“Në Serbi pritet një nëntor i ngrohtë, me temperaturë mesatare të ajrit deri në një gradë mbi mesataren shumëvjeçare. Temperatura mesatare e muajit nëntor do të ketë vlera në intervalin prej gjashtë deri në tetë gradë, kurse në zonat malore nga tre deri në gjashtë gradë. Temperatura mesatare maksimale e ajrit për muajin nëntor parashihet të jetë nga 11 deri në 14 gradë në zonat më të ulëta, dhe nga gjashtë deri në dhjetë gradë në zonat malore, ndërsa temperatura mesatare minimale e ajrit do të jetë në intervalin prej dy deri në pesë gradë. , kurse në male nga zero deri në dy grade” tha Nikoliq dhe shtoi se gjatë muajit nëntor sasia e reshjeve parashihet të jetë në intervalin e mesatares shumëvjeçare në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa deficit i reshjeve pritet në jug të Serbisë.

“Temperatura mesatare e muajit nëntor do të ketë vlera në intervalin 6 deri në 8 gradë, kurse në zonat malore 3 deri në 6 gradë. Temperatura mesatare maksimale e ajrit për muajin nëntor parashihet të jetë nga 11 deri në 14 gradë në zonat më të ulëta, dhe nga 6 deri në 10 në zonat malore, ndërsa temperatura mesatare minimale e ajrit do të jetë në intervalin prej 2 deri në 5 gradë. kurse në male nga zero deri në 2 gradë” thotë ai.

Parashikohet që sasia e reshjeve të nëntorit në rajonet e ulëta të jetë nga 50 deri në 70 mm, kurse në male nga 60 deri në 90 mm. Pritet të ketë reshje shiu për 10 deri në 12 ditë, ndërsa në zonat kodrinore dhe malore nga 12 deri në 15 ditë.