Serbia pretendon se DRONËT KANË SPIUNUAR KAZERMAT USHTARAKE të  Ushtrisë Serbe? Kanë ngritur “mig 29” dhe është urdhëruar për të shkatërruar dronët

0
219

Presidenti i Serbisë dhe Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, Aleksandar Vuçiq, ka lëshuar sot një urdhër zyrtar që të gjithë dronët e armikut në territorin e Serbisë qendrore të asgjësohen menjëherë.

Siç bëhet e ditur, presidenti vendosi të ndërmarrë këtë hap pas incidentit që ndodhi në zonën mbi Merdare dhe në afërsi të Rashkës, kur dronët e panjohur vëzhguan kazermat dhe pozicionet e Ushtrisë Serbe.

Për të penguar aktivitetet e mëtejshme të armikut, “mig-ët 29” serb u ngritën në aksionin e vëzhgimit dhe sulmit të mundshëm ndaj avionëve armik. Jo shumë kohë më vonë, objektet e shikuara u larguan nga hapësira ajrore e Serbisë qendrore dhe nëse nuk do të kishin bërë një gjë të tillë do të ishin shkatërruar, sepse komandanti i përgjithshëm dha urdhër për të vepruar menjëherë me armë kundërajrore.

Ndryshe, situata aktuale në veri të Kosovës është shumë e tensionuar për shkak të njoftimit për ndryshim të targave të Serbisë dhe dërgimit të paralajmërimeve për serbët nga autoritetet kosovare për shkak se ata nuk kanë targa RKS. Njësitet speciale në afërsi të Leposaviqit momentalisht janë duke i ndalur të gjitha automjetet “KM”, shkruan Blic.