Paralëjmarim për rritje të pagave dhe pensioneve

0
339

Siç ka njoftuar Ministri i financave Sinisha Mali, deputetët popullorë janë duke diskutuar për rebalansin e buxhetit për vitin 2021, ndërsa Ai ka potencuar se janë siguruar mjete financiare për shumë projekte kapitale.

Sipas tij, në dhjetor paga mesatare në Serbi do të jetë 620 euro, ndërsa pritet edhe rritje e pagave dhe pensioneve, thotë ai, duke shtuar se Serbia po shkon drejt synimit për pagë mesatare prej 900 euro dhe pension mesatar prej 420-430 euro.

Mali përkujtoi se me riebalancin e buxhetit është paraparë pagesa e pjesës së dytë të ndihmës për qytetarët prej 30+30 euro, ndërsa më 1, 2 dhe 3 nëntor qytetarët do të marrin nga 30 euro të mbetura.

Gjithashtu, në muajin dhjetor janë siguruar mjete për ndihmë prej 20 eurosh, për të cilën qytetarët do të mund të aplikojnë që më 15 nëntor.

Nga 1 janari 2022, paga minimale në Serbi do të jetë më e lartë për 9,4% dhe do të jetë rreth 300 euro, theksoi Mali gjatë fjalimit të tij në Kuvend./LajmiAL/