Edhe të mërkurën në 3 vendbanime do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike

0
301

Për shkak të punimeve që janë duke u kryer në objektet e energjisë elektrike, të mërkurën më 27 tetor nga ora 10:00 deri në orën 14:00 pa energji elektrike do të mbesin fshatrat e komunës së Bujanocit, Nasalcë, Letovicë dhe Verban.

Nga elektrodistribucioni i Serbisë filiala në Vranjë kërkojnë nga banorët që të kenë mirëkuptim për shkak të ndërprerjes së shpeshtë të energjisë elektrike./LajmiAL/