Përfaqësues nga “Yute” ka thënë se nga 1 janari 2022, të gjitha testet do të zëvendësohen vetëm me vaksinim për hyrje në vendet e Bashkimit Evropian.
Nga 1 janari nuk do të mund të udhëtoni në shumë vende të Bashkimit Evropian pa imunizimin e plotë, bëjnë të ditur nga Asociacioni Kombëtarë i Agjencive Turistike të Serbisë “Yuta”.
Nënkryetari i “Yuta”, Millosh Lainoviq, ka theksuar për “Blic” se për momentin janë vetëm informacione jozyrtare.
“Kohë më parë kam qenë në Vjenë, ku njerëz nga turizmi më thanë se nga 1 janari 2022, në vendet e BE-së do të mund të hyjnë vetëm personat e vaksinuar me certifikatë Covid. Siç më thanë, testi PCR nuk do të jetë më i vlefshëm” thekson Lainoviq.
Siç thotë ai, gjithçka tregon se kjo ridsi do të fillojë të aplikohet nga dita e parë e vitit të ardhshëm.
“Për shembull, testet PCR në Austri nuk janë më falas, por paguhen për të inkurajuar sa më shumë vaksinimin. Gjithashtu, isha në Austri dhe Sllovaki dhe nuk mund të hyja në asnjë kafene, restorant apo qendër tregtare pa certifikatë Covid” shpjegon përfaqësuesi i “Yuta”./LajmiAL/








