Perfaqësuesit e organizatës “LDA Ballkan“ nga Shqipëria dhe Kosova sot kanë qëndruar në komunën e Bujanocit ku janë pritur nga kryetari i komunës Nagip Arifi, për të diskutuar rreth bashkëpunimit të mëtejmë dhe themelimit të përfaqësis së tyre edhe në komunën e Buajnocit.
Përfaqësuesit e kësaj organizate janë shprehur të kënaqur me mikëpritjen, njëkohësisht kanë shprehur interesimin që sa më shumë të aktivizojnë rininën e Luginës së Preshevës përmes përfaqësis së tyre në komunën e Buajnocit.
Sipas tyre, themelimi i degës në komunën e Buajnocit e bënë Luginën e Preshevës pjes të rrjetit të kësaj organizate me përfaqësit e saja në 70 shtetet të Evropës dhe kjo mbase do të ndikojë dukshëm edhe në avancimin e rinisë në Luginë.

Nga ana tjetër shefi i kabinetit të kryetarit të komunës së Buajnocit Sali Salihi u shpreh se, si pushteti lokal janë të gatshëm të bashkëpunojnë me të gjitha organizatat që ofrojnë plane dhe programe për avansimin e të drejtave të të rinjëve.
Salihi potencoi se janë të gatshëm për bashkëpunim me “LDA Ballkan” me qëllim që rinia e Buajnocit të jetë sa më shumë e avancuar në shum fusha.
Ai gjithashtu potencoi se, edhe sektori joqeveritarë që vepron në komunën e Buajnocit nuk do të jetë aspak i lënë anash dhe se çdo iniciativë që ka për qëllim përmirësimin e kushteve të të rinjëve do të jetë e mbështetur nga pushteti lokal.
Përfaqësuesit e LDA Ballkan kanë vizituar edhe Zyren për të Rinjë në komunën e Bujanocit ndërsa kanë zhvilluar edhe një takim në Shtëpinë e Kulturës me përfaqësuesit e Zyres për të rinjë dhe koordinatorët për Luginë lidhur me themelimin e degës dhe planifikimin e aktiviteteve në të ardhmën./Lajmi-AL/












