NP Komunalia: Uji është i pjishëm dhe nuk ka vend për shqetësim

0
194

Në një njoftim të lëshuar sot nga NP Komunalia, demantohen postimet në rrjetet sociale, se gjoja uji në fshatin Nasalcë nuk është i pijshëm.

Demanti i NP Komunalisë ka ardhur pas postimeve në rrjetet sociale se uji në fshatin Nasalcë të komunës së Bujnaocit ëhstë jo I pijshëm dhe se banorët duhet patur kujdesë.

Në njoftimin e NP Komunalisë thuhet:

NP Komunalia njofton të gjithë konsumatorët e sajë se uji i pijshëm që prodhon NP Komunalia është plotësisht i rregullt dhe i kontrolluar në Entin higjienik në Vranjë.

I bëjmë me dije popullatës, posaqërisht qytetarëve të fshatit Nasalcë se uji i pijshëm është i cilësisë së lartë dhe për këtë mbajmë përgjegjësi të plotë.

Çdo dezinformatë se gjoja uji nuk është i pijshëm, ka për qëllim njëllosjen e punës së NP Komunalisë dhe asgjë tjetër, thuhet në njoftimin e NP Komunalisë./LajmiAL/