Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurit L. J
“Me këto veprime, i pandehuri dyshohet se në bashkëveprim ka kryer veprën ‘vrasje e rëndë’, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në komunikatën e Gjykatës.
Bakush Veseli vdiq pasi u godit me 17 plumba në një kafene në Gjilan. Deri tani janë arrestuar tre persona: Faton Osmani, Gëzim Bajrami dhe Irfan Veseli. Sot është arrestuar edhe personi i katërt.








