Në media të ndryshe dhe rrjete sociale gjatë ditës ka qarkulluar lajmi se Driton Rexhepi kandidat në zgjedhjet e fundit lokale për kryetarë të Komunës së Bujanocit nga radhët e PVD-së, njëherit këshilltarë në Asamblenë Komunale është kandidat potencial për zëvendës prokuror të Njësisë Prokuroriale të Vranjës në Bujanoc.
Edhe pse është është përfolur se Raxhepi ka mbyllur rrjetet sociale, LajmiAL e ka kontaktuar pikërisht përmes rrjetit social FB ku edhe ka marrë përgjigjen lidhur me këtë lajm.
Në deklaratën dhënë LajmiAL, Rexhepi e ka demantuar një gjë të tillë duke thënë se “Ku të ishte e vërtetë do isha shumë i lumtur.
Spo e kuptojë pse po i duhet kjo gjë, nëse do zgjidhesha smë kushton send ta bëjë publike me kënaqësin më të madhe”, ka deklaruar Rexhepi për portalin./LajmiAL/












