Një hap i madh për shqiptarët e Luginës – dy përfaqësues në organet shtetërore të Serbisë

0
257

Pas një periudhe të gjatë pritjeje, përfaqësimi i shqiptarëve të Luginës së Preshevës në institucionet shtetërore të Serbisë ka shënuar një zhvillim të ri.

Reshat Ajdini nga Tërnoci dhe Shenaze Rashiti nga Presheva kanë nisur zyrtarisht angazhimin e tyre në një institucion shtetëror të Republikës së Serbisë, pasi kanë nënshkruar kontratat e punës dhe janë emëruar në kuadër të Sektorit të Inspektoratit të Tregut në nivel republikan, që funksionon pranë Ministrisë së Tregtisë së Brendshme dhe të Jashtme.

Ky hap përbën një moment të rëndësishëm për përfshirjen e shqiptarëve të Luginës në strukturat institucionale të vendit dhe vjen pas një periudhe ku përfaqësimi i shqiptarëve  në organet shtetërore ka qenë i kufizuar.

Lajmin e ka bërë publik Reshat Ajdini përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ku ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e marrë dhe ka theksuar përkushtimin e tij për ta ushtruar detyrën me përgjegjësi dhe profesionalizëm.

“Detyrën e re do ta kryej me përgjegjësi, ndershmëri dhe përkushtim”, ka deklaruar Ajdini pas nënshkrimit të kontratës.