Në seancën e mbajtur sot të Shtabit të Krizave, u miratuan masa të reja:
– Nxënësit nga e hëna në shkollë
– Kafenetë dhe restorantet janë ende të mbyllura, vetëm kopshtet janë të hapura
– Çmimi i testeve PCR për të huajt dhe qytetarët tanë është barazuar 9.000 dinarë për të gjithë
Vendimi u mor që shkollat fillore nga klasa e pestë deri në të tetën – dhe shkollat e mesme – do të fillojnë të punojnë më 19 prill, çmimi i testit PCR u barazua për qytetarët tanë dhe të huajt, në shenjë të mbështetjes për turizmin, tha Dr. Predrag Kon pas seancës së Shtabi të Krizës.
“Në mbështetje të turizmit, çmimi i testeve PCR në Serbi është barazuar për qytetarët tanë dhe të huajt, të cilët deri më tani kanë paguar 18,000, dhe që tani do të jenë 9,000 dinarë për të gjithë, siç ishte për shtetasit e Sërbisë deri më tani” tha Kon.
Sa I ërket kafeneve ato edhe më tej do të vazhdojnë punën me të njetin rezhim sukurse deri më tash, puna i lejohet vetëm në kopshte dhe ambiente të hapura.
Shtabi i Krizave ka zyrtarizuar vendimin që nga e hëna, 19 prill, shkollat të kthehen në modelin e punës që ishte në fillim të vitit aktual 2020/21.
Kjo do të thotë që nxënësit e shkollave të mesme do të mësojnë një javë në klasë një javë online.
Nga ana tjetër, nxënësit nga klasa e e 5 deri në të 8 do të ndërrohen në dy ose tre ditë, dhe më të vegjlit nga klasa e parë në të katërtën do të vijojnë mësimin sikurse deri më tash.
Nuk do të ketë më mbyllje të shkollave deri në fund të këtij viti shkollor, dhe nëse situata epidemiologjike përkeqësohet në një komunë, Shtabi lokal i Krizave ka mundësinë të rekomandojë mbajtjen e mësimit online. Vendimi përfundimtar për këtë merret nga Ministria e Arsimit./LajmiAL/












