Musliu: Kërkesat që i drejtohen Këshillit Komunal të jenë në dy gjuhë

0
400

Zëvendës kryetari i komunës së Bujanocit Shqiprim Musliu qysh në fillim të mbledhjes së 19 me radhë të Këshillit Komunal drejtoi vërejtje lidhur me mos respektimin e dy gjuhësisë.


Musliu kërkoi që të gjitha kërkesat që i drejtohen Këshillit Komunal të jenë edhe në gjuhën shqipe.
Sipas tij kërkesat e parashtruara në këtë mbledhje ishin nga Shtëpia e shëndetit, klubit të futbollit BSK dhe kërkesat tjera të cilat nuk ishin në gjuhën shqipe e që sipas tijë duhet të respektohet dygjuhësia.


Ai potencoi se kjo nuk është hera e parë që po ndodhe një gjë e tille.


Përgjigja e kryesuesit të mbledhjes kryetarit Nagip Arifit ishte se, dokumentet e Gjykatës përkthyesi i komunës nuk është i autorizuar ti përkthejë, por që ishte i pajtimit se kërkesat në nivel lokal duhet të jenë në dy gjuhë. /Lajmi-AL/