Arifi: Shtëpia e Kulturës harxhime enorme te rrymës, në muajin gusht 300.000 dinarë

0
382

Duke folur për realizimin e buxhetit 9 mujor të komunës së Bujanocit, kryetari i komunës Nagip Arifi, potencoi se buxheti në periudhën nga 01.01 deri më 30.09. 2021 është realizuar 93.84% dhe kjo sipas Arifit tregon se realizimi është duke shkuar sipas planit dhe programit.


Duke folur veç e veç për ndërmarjet e komunës së Bujanocit Arifi veçoi se Shtëpia e Kulturës brenda kësaj periudhe ka realizuar mbi 97% të buxhetit të sajë.


“Nuk është normale që brenda muajit gusht të ketë shpenzime të rrymës 300.000 dinarë, këtë duhet ta shohim” u shpreh Arifi.


Ai gjithashtu u shpreh se realizimi i projekteve është duke ecur sipas planit dhe programit, ndërsa sot në llogari të komunës kemi mbi 94 milion dinarë, gjë që sipas tij ka vite që nuk ka qenë kjo gjendje pozitive e buxhetit komunal./Lajmi-AL/