Mediat serbe prap njëllosin Tërnocin, kompetentët “sy e veshë” të mbyllur!

0
986

Fshati Tërnoc i komunës së Bujanocit edhe më tej vazhdon të njihet si vendbanimi famkeq për trafikimin e drogës nga mediat serbe, ndërsa ato lokale për ta rritur rejtingun te lexuesit mundohen që sa më shum dhe më lartë t’ia ngrisin epitetin e njëllosjes duke i vendosur në kryetitull emrin e fshatit Tërnoc, shkrimit të huazuar nga të tjerët vetëm për ta njëllosur vendbanimin më të madh shqiptarë jo vetëm në Luginë por edhe më gjerë.

Gjith kësaj propagande mediatike po i qëndrojnë “sy e veshë” mbyllur kompetentët të cilet ndonëse e kanë për obligim ti demantojnë këto etiketime ata preferojnë heshtjen.

Bashkësia Lokale Tërnocit ishte e heshtur edhe ndaj patrullimit 24 orësh të policisë te Lapidari i Komandant Lleshit e si duket do të heshtë edhe tash kur vendbanimi me rreth 10 mijë banorë për të satën herë po njëlloset sikur: “në Tërnoc të ishte fabrika më e madhe në Evropë për prodhimin e drogës” “asnjë polic serb, ushtar apo pjesëtar i MPB-së të mos guxonte të hynte në Tërnoc” “Në Tërnoc të kishte një arsenal ushtarak deri te tanket” nga ana tjetër duke harruar se, dy polic shqiptar nga Tërnoci u suspenduan, ndërsa në qendër të fshatit ekziston punkti policor ku patrullohet 24 orë, megjithatë sikurse Bashkësia Lokale, institucionet por edhe partitë politike po preferojnë heshtjen në vend që ti dalin në mbrojtje Tërnocit.

Në vazhdim mund ta lexoni të vetmën fjali të tekstit ku përmendet fshati Tërrnoc, e që i gjith teksti ka të bëjë me qytete dhe shtete tjera ndërsa në titull vendoset emri i Tërnocit.

“Vranja thuhet se është e rrezikuar ekonomikisht në një rrugë të njohur për trafikimin e qenieve njerëzore, afër Kosovës dhe Bullgarisë, por edhe Maqedoninë veriore dhe se shumica e aktiviteteve kriminale janë zhvendosur nga vendbanimi famëkeq për trafikun e drogës në Tërnocin e Madh deri në qytet i cili po bëhet një qendër kontrabandimi me kanabis dhe kokainë përgjatë rrugëve të vendosura mirë nga Maqedonia veriore dhe Kosova” thuhet në tekst.

Në linkun e mëposhtëm mund ta lexoni tekstin e njëjtë në dy portale të ndryshme, të cunguar dhe të plotë./Lajmi-AL/

https://www.juznevesti.com/Drushtvo/Vranje-postaje-zariste-organizovanog-kriminala-zbog-trgovine-narkoticima-i-ljudima.sr.html

https://bujanovacke.co.rs/2021/01/25/trgovina-drogom-se-iz-velikog-trnovca-preselila-u-vranje/