Nga dita e sotme në të gjitha punktet për vaksinim kundër Covid-19 do të mund të vaksinohen vetëm qytetarët që kanë marrë thirrjen nga e-uprava me perminin për vaksinim. Për marrjen e vaksinës qytetarët edhe më tej paraqiten përmes portalit e-uprava ose përmes thirrjes në qendrën e kontaktit.
Nuk ka asnjë aryesje dhe as që është në interest ë shëndetit public që të krijohen radhë të gjata të qytetarëve të cilën nuk kanë termin, sepse të gjithë qytetarët do ta marrin vaksinën sipas planit të prioritetit, thuhet në komunikatën e Qeverisë së Sërbisë.
Në komunën e Buajnocit që nga fillimi i epidemisë numri i të sëmurëve ka arritur në 754 persona.
Në muajin janar janë kryer gjithsej 1083 kontrolla prej tyre 997 të rritur dhe 86 fëmijë. Në janar numri i të infektuarve ka arritur në 73 persona. Sipas drejtoreshës të Shtëpisë së shëndetit Dalliborka Pavlloviq numri i kontrollave në datën, 25.01.2021 ka qenë 57, prej tyre 52 të rritur dhe 9 fëmijë.
Me test Antigjen janë testuar 28 persona, 5 prej tyre kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.
Sipas këtyre të dhënave dhe bazuar në numrin e përgjithshëm nga të dhënat e ditës së djeshme në komunën e Bujanocit janë shtuar edhe 5 raste të reja me Covid-19./Lajmio-AL/












