Vaksinimi po vazhdon, nuk është shënuar asnjë rast me ndikime anësore

0
373

Interesimi i qytetarëve të komunës së Bujanocit për imunizim është jashtëzakonisht i madh.
Qytetarët të shumtë tashmë në hapsirat e Fakultetit Ekonomik në Bujanoc ku është duke u dhënë vaksina kundër COVID-19 po arrijnë edhe pa termin.
Fal përkushtimit të jashtëzakonshëm të stafit mjeksorë çdo qytetar sikurse ata me termine por edhe të moshuarit që nuk kan mundur ti bëjnë terminet kanë marrë shërbimin e nevojshëm, gjegjesisht janë vaksinuar kundër COVID-19.

Deri më sot nuk ka patur asnjë rast të raportuar me ndikime anësore.

Ndërkohë që nga fillimi i epidemisë në Serbi, 3.810 njerëz kanë vdekur si rezultat i infeksionit me koronavirus.

Janë 4,924 persona në trajtim spitalor, dhe 175 pacientë në aparate për frymëmarrje në gjithë Serbin.

Kryeministrja Ana Bërnabiq ka  njoftuar  se 50,000 njerëz janë  vaksinuar  në Serbi deri në mëngjesin e ditës së sotme.

“Këtë mëngjes, rreth orës 8.30, kemi tejkaluar shifrën e 50,000 persona të vaksinuar,” tha Bërnabiq.

Dr. Aleksandar Stefovski, sekretar shtetëror i Ministrisë së Shëndetësisë, tha për  RTS se deri më tani nuk ka pasur asnjë komplikacion dhe efekt anësor me vaksinën dhe se gjithçka po shkon mirë.

Ai përsëriti se procedura është e thjeshtë – çdo qytetar duhet të sjellë letërnjoftimin, kur të vijë dhe të plotësoj një formular.

Virologu dhe mikrobiologu i Institutit Veterinar në Kraljevo, Milanko Shekler, tha se është e rëndësishme që të vaksinoheni sa më shpejt që të jetë e mundur në mënyrë që të mbrohet popullata më e vjetër, e cila kryesisht ruhej gjatë pandemisë, por edhe në mënyrë që të arrihej imuniteti sa më shpejt që të jetë e mundur.

Ai deklaroi se do të ishte më efikase për të decentralizuar imunizimin me vaksinën kineze, për shkak të kushteve më të lehta të magazinimit, si dhe se vaksina kineze është më efektive për ata që kanë kaluar covidin 19.

Ende është e rëndësishme të respektohen masat parandaluese – mbajtja e maskës, mbajtja e distancës fizike dhe larja e duarve./Lajmi-AL/