Kuvendi i “kashelasheve” dhe shpifjeve

0
536

Ligjvënësit e komunës së Bujanocit pa asnjë debat dhe pyetje aprovojnë raportet e punës dhe ato financiare të Ndërmarrjeve Publike në Komunën e Bujanocit.

Për më pak se tri orë aprovohen 11 pika të rendit të ditës, shumica e të cilave raporte të punës me planet financiare për vitin 2020.

Përderisa interesimi për funksionimin e ndërmarrjeve publike të cilat kanë për themelues Pushtetin Lokal, buxheti i të cilave mbushet nga taksapaguesit nuk çonë shumë peshë te këshilltarët e Kuvendit Komunal, kryetari i Kuvendit Enver Ramadani si drejtues i KK lejon këshilltarët që të shfrytëzojnë foltoren për interesa dhe shpifje personale, para se të fillohet me rendin e ditës dhe jasht pikës së rendit të ditës, të ndryshme.

Në këtë seancë është tentuar të etiketohet portali LajmiAl i cili kohëve të fundit është ndër të paktit e ndoshta i vetmi në gjuhën shqipe i cili raporton në kohë reale për ngjarjet, sidomos gjendjen epidemiologjike në komunën e Bujanocit.

Megjithatë në asnjë mënyrë ne si portal nuk do të merremi me individë, për dallim nga këshilltari i cili me leje të Kryetarit të Kuvendit shpifin, etiketojnë dhe tentojnë të njëllosin, ndërsa në asnjë moment nuk u kujtua që të diskutojë për fuinksionalizimin e ndërmarrjeve publike, apo edhe pikave të tjera të kësaj seance e të cilat ndoshta mund të jenë me rëndësi jetike për qytetarët e komunës së Bujanocit nga të cilët edhe është votuar.

Ne konsiderojmë se sulmi ndaj portalit LajmiAL gjtë kësaj seance, nuk është asgjë tjetër, veç se për për ti mbuluar të bëmat e kaluara dhe fshehur mjetet e thithura të takasapaguesve në mënyra të ndryshme, të cilat së shpejti do të publikohen./LajmiAL/