Bujanoc: Përgjysmohet numri i të infektuarve të rinjë me virusin korona në 24 orët e fundit

0
377

Sipas të dhënave më të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja, nga 375 mostra të marra në rrethin e Pçinjës, 64 kanë rezultuar pozitivë ndaj virusit korona.

Nga nga ky numër, 26 janë nga Vranja, nga 11 raste kanë konfirmuar Bujanoci dhe Surdulica, 9 nga Vladiçin Hani, dhe 7 nga Presheva.

Gjatë ditës së djeshme në ambulancën ATD janë kryer 262 kontrolla, prej tyre 61 për herë të parë.

Janë marrë mostra të gjalut nga 102 pacientë, ndërsa janë kryer 71 fotografime të mushkrive.

Janë kryer 67 teste antigjen 18 prej të cilëve kanë rezultuar pozitiv dhe 3 PCR njëri prej të cilëve ka rezultuar pozitiv, ndërsa 11 pacientë janë diagnostifikuar me Bronkopneumoni.

107 pacientë janë shtruar në spitalet kovid të Qendrës Shëndetësore në Vranjës. Nga ai numër, 100 janë pozitivë ndaj virusit korona dhe i njëjti numër ka bronkopneumoni.

Sipas këtyre të dhënave në aparatet për frymarrje gjenden 71 pacientë. 7 pacientë janë pranuan për trajtim spitalor, po aq janë liruan, nga të cilët një është transportua për në Krushevc./LajmiAL/